Softa: Makinat që i konfiskohen krimit, i kalojnë shtetit
Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa u shpreh këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, foli për ndryshimin e ligjit për pronat që i konfiskohen krimit.
Softa tha se ligji u ndryshua pasi shteti po haste problem me shitjen e automjeteve që i sekuestroheshin krimit, prandaj u vendos që ato të kalojnë në përdorim të institucioneve të mbrojtjes.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Kam përshtypjen që këto pronat e sekuestruar nuk është vetëm shqiptar?
Softa: Ka dhe vende të tjera. Edhe në vendet fqinje ka patur skandale në momentine sekuestrimit, ngjall vend edhe për abuzim.
Borakaj: Me ndryshimet që janë bërë janë minimizuar problemet?
Softa: Ndryshimi erdhi me vështirësitë që kishin për shitjen e mjeteve. Prandaj ato u vunë në dispozicion të autoriteteve.




