Subscribe

Dy drejtuesit e koalicionit “Bashke Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta i bënë jehonë sot takimeve në jugun e Shqipërisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, se në 10 vite ka shkatërruar këtë pjesë të vendit.

 

SALI BERISHA

“Jugun e gjeta në një gjendje që nuk e ka katandisur asnjë pushtues. Zhdukur institucionet nga qendrat administrative institucionale. Kanë përfunduar në qendr atë zhveshura nga institucionet për një dhimbje veshi nga Gjirokastra në Sarandë. Nuk kishte otojatër Gjirokastra. Për një apendesit, erdhi tjetri nga Gjirokastra në Tiranë për t’u operuar. Shkatërruar infrastruktura e institucioneve. Universiteti, pothuaj pa studentë

 

Sipas Berishës, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë superiorë ndaj rivalëve të tyre socialistë, të cilët i akuzoi për korrupsion e problem me ligjin.

 

“Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Dropull, Libohovë. Misioni i ri i tyre ishte i qartë, plaçkitja e pasurive publike. Në Sarandë, mafia e Durrësit, e cila po humbet Durrësit, falë fitores së Igli Carës, është vërsulur të pushtojë Sarandën me të dërguarin personal të famëziut, Alket Hyseni.”

 

Edhe aleati i Berishës, Ilir Meta, doli para gazetarëve optimist për fitore në 14 maj. Meta ironizoi strategjinë e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në këtë fillim të fushatës elektorale.

 

ILIR META

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“ai nuk do me habise aspak sikur te dale edhe nudo te kerceje per te shmangur vemendjen nga kandidatet qe qytetaret do votojne, per te shmangur vemendjen per te gjitha hajduterite e kryebashkiakeve te tij.”

 

 

Nga ana tjetër, Meta ka zhvlerësuar vendimin e kolegjit zgjedhor për ta vendosur emrin e tij në fletën e votimit si kryetar të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke theksuar se qytetarët i njohin kandidatët e opozitës dhe e dinë mirë se çfarë përfaqësojnë në Tiranë Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti apo edhe Silva Caka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *