Një ditë pasi farmacitë rritën disafish çmimet e maskave dhe dezifiktantëve, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj tyre.

Organi I akuzës bëri të ditur se po bën verifikimet përkatëse për të zbuluar abuzimet.

Nga ana tjetër edhe vetë ministria e shëndetësisë po monitoron çmimet ne tregun farmaceutik me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

 

EUGENA TOMINI

 

SHERBIMI I INTELIGJIENCES EPIDEMIOLOGJIKE, ISHP

 

 

“Tregu farmaceutik është privat, MSH po e monitoron, jemi duke i vleresuar kapacitetet e tyre ne drejtim te mbajtjes se çmimit ne nivelet e caktuara por edhe te pajisjes se tregut farmaceutik me pajisjet e duhura.”

 

Por teksa autoritetet po bëjnë monitorimin e situatës, Tirana ka nisur të marrë stoqet me maska nga rrethet e largëta për të plotësuar kërkesat. Kështu ka ndodhur në Has dhe në Kukës, ku nuk ka mbetur asnjë maskë apo solucion antibakterial.

 

Qytetarë të ndryshëm po kërkojnë maska edhe për tua dërguar të afërmëve në Itali, pasi në disa zona të vendit fqinj këto produkte mungojnë.

 

Me të njëjtën situatë janë përballur edhe shumë qytetarë të tjerë.

 

Mungesa u shfaqën edhe në farmacitë e Korcës, Elbasanit dhe disa rrethe të tjera.

Pas rritjes së kerkesës së qytetarëve për tu pajisur me maska nga frika e koronavirusit, depot farmaceutike të këtyre qyteteve janë boshatisur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *