Veprat e autorëve të huaj të sjella në gjuhën shqipe janë të shumta. Përkthimi vlerësohet si art, ndaj për Edmond Tupen përkthyesi është një krijues i dytë dhe puna për të sjellë një vepër në gjuhën amtare është shumë e madhe e tejet profesionale.

EDMOND TUPJA
SHKRIMTAR / PERKTHYES

“Përkthyesi i mirë e njeh gjuhën amtare. Ai duhet të ketë lexuar shumë autorë, përkthyes, vepra të përkthyera dhe duhet të ketë ca njohuri të mir bë teknikën e përkthimit. Që të bësh përkthime të mira duhet ta duash atë që po pëktgen, të mirëinformohesh, të lexosh ca libra të tjerë të përkthyer për atë autor. Librin që përkthen duhet ta lexosh në rradhë të parë si lexues, pastaj si përkthyes, dhe në fund si redaktor. Përkthimi është zanat më vete.”

 

Një nga sfidat më të mëdha mbetet sigurisht përkthimi i librave për fëmijë.

EDMOND TUPJA
SHKRIMTAR / PERKTHYES

“Duhet të jesh njëherë prind vetë. Të kesh lexuar e të kesh dëgjuar disa përralla. Pra është mirë të njohësh gjuhën e fëmijëve. Përkthyesi që sjell në gjuhën e popullit të tij një vepër të një shkrimtari tjetër është shhkrimtar në rastin e përkthimit dhe ka përgjegjësi të madhe.”

 

Ndonëse në 32 vite janë sjellë në shqip kryevepra të letërsisë botërore, ende ka vend për autorë të rinj. Sipas shkrimtarit Primo Shllaku shumë përkthyes kanë mbetur pas në kohë.

PRIMO SHLLAKU
SHKRIMTAR / PERKTHYES

“Ne kemi mbet akoma te ajo që lejonte komunizmi. Kemi mbetur te disa poezi, te disa poetë. Pra nuk po e ndërtojmë murin e letersise frënge e kemo lënë akoma te Balzaku dhe Lasnjaku”

 

Përkthimi është instrumenti më i rëndësishëm i pasurimit të letërsisë, i afrimit të librit me lexuesin, por shërben edhe për formimin e shijeve të leximit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *