Moskualifikimi në Champions duket se ka tensionuar situatatën në klubin kuqezi. Leonardo la postin e Drejtorit Teknik, e Gattusso së bashku me stafin e tij u larguan duke lënë një boshllëk në Milanelo.

 

Por edhe pse në media po aludohet për largime në radhët e lojtarëve si dhe për kufizim të shpenzimeve, Gazidis ka thyer heshtjen dhe ka folur për të ardhmen e klubit.

 

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Ivan Gazidis deklaroi se Leonardo u largua vetë dhe se nuk ishte klubi ai që e shkarkoi ndërsa nuk I kurseu as elozhet për Gattuso.

 

Shefi ekzekutiv i Milanit, deklaroi se vendi I Leonardo I është propozuar Maldinit dhe se do preoferonte që ish-kapiteni ta pranonte këtë post.

 

Sa I takon merkatos, Gazidis tha se Milani do të fokusohet tek lojtarët e rinj duke respektuar rregullat e Fair Play-t financiar.  

 

“Maldini? Dëshiroj që Paolo të qëndroj me ne dhe të më ndihmonte në këtë sfidë të madhe, me një rol thelbësor e të rëndësishëm. Ai përfaqëson vlerat dhe kulturën e klubit, do të ishte ideali për të drejtuar sektorin teknik. Si mund të rikthehet Milan? Është shumë e qartë. Milan duhet të dalë fillimisht nga gropat financiare, brendi është, historia po ashtu, po futbolli ka evoluar shumë. Fjalë të bukura dhe gënjeshtra janë thënë shumë por ky është realiteti. Ka ardhur momente ti themi gjërat siç janë, me transparencë. Do të zhvillojmë një merkato duke respektuar rregullat e Fair Play financiar. Do të blejmë lojtarë të rinjë që të qëndrojë e të bëjnë historinë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *