Situata kritike e krijuar ne disa akse rrugore ne vend, sidomos ne Lezhe-Milot dhe Elbasan-Pogradec, duket se mengjesin e kesaj te diele eshte stabilizuar disi.

Mijera makina u bllokuan per ore te tera mbremjen e te shtunes ne disa zona te vendit si pasoje e stuhise se bores.

Policia thote se qytetaret e bllokuar ne makina jane ndihmuar duke u transportuar me me kamioncinat e firmave qe pastrojne rruget. Nderkohe aksi kryesor Lezhe-Milot eshte zhbllokuar pas shume oresh dhe eshte mundesuar levizja e mjeteve vetem ne krahun nga kane ardhur.

Situata mbetet e veshtire pasi mengjesin e kesaj te diele ka shume ngrice ne rruge prandaj behet apel qe te shmanget me cdo kusht levizja me mjet.

NJOFTIMI I PLOTE NGA POLICIA E SHTETIT

Për orë të tëra, në kushte ekstreme të motit, ku stuhia e dëborës ishte shumë e fuqishme dhe e pandërprerë dhe vijon, punonjësit e Policisë Rrugore dhe të Patrullës së Përgjithshme, fadromat e borëpastrueset kanë punuar e vijojnë të punojnë akoma pandërprerë për të bërë të mundur hapjen e rrugës kryesore.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur largimin e pasagjerëve nga automjetet e bllokuara duke i transportuar me kamioncina të firmës mirëmbajtëse të rrugës dhe me mjete të Policisë.
Operacion i cili po vazhdon akoma me mjete kamione dhe një autobuz të linjës së Shkodrës.

Në aksin Milot-Lezhë si pasojë e erës shumë të fortë dhe stuhisë së deborës rreth orës 19,00 një kamion është spostuar dhe dëmtuar, duke bllokuar rrugën nga të dy kahet e levizjes.

Punonjësit e policisë edhe pse situata si pasojë e situhisë ishte shumë e rrezikshme për jetën kanë bërë të mundur evakuimin e qytetarëve dhe të automjeteve nga zona e rrezikut.
Operacion i cili po vazhdon edhe aktualisht paralel me procesin e spostimit dhe të largimit të kamionit me targa të huaja i dëmtuar nga stuhia e dëbores dhe erërat e forta.

Njëkohësisht nga të dy kahet e levizjes është bërë e mundur kthimi mbrapa i automjeteve duke mundësuar futjen e fadromave për hapjen e rrugës nga grumbujt e dëbores të krijuar edhe nga stuhia e fortë.

#112PoliciaeShtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *