Mungesa e sinjalistikës së plotë rrugore është duke u kthyer në një problem serioz për sigurinë e jetës së qytetarëve.  Një ndër akset më të rrezikshme që paraqet Elbasani është edhe ai i Elbasan-Cërrik ku vetem 72 oret e fundit ne ketë aks humben jeten 3 persona. Pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë, mungesa e sinjalistikës çon në probleme të mëdha, por edhe në aksidente, pasi në këtë aks, kryesisht ne kryqëzimimin Elbasan – Cërrik zor se gjen edhe vija të bardha. Qytetarët, të cilët e përdorin këtë aks, shprehen të shqëtësuar pasi çdo ditë duhet të kalojnë në të dhe për sigurinë e tyre nuk punon asnjë semafor që të paktën t’i orientojë për të kaluar rrugën. Problem tjeter po ashtu eshte edhe mungesa e ndriëimit pasi nje pjese e mire e rruges nuk ka.  Me kthimin e emigrantëve në vendlindje për festat e fundvitit, këtu trafiku rëndohet tej mase dhe shpesh bëhet i pakalueshëm. Një problem tjetër serioz është edhe mungesa e korsive të emergjencës për mjetet e ndihmës së shpejtë si zjarrëfikset apo ambulancat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *