Dimri shpesh është stina e preferuar për shumë persona por e rëndësishme është kujdesi që ne duhet ti kushtojnë të ftohtit për të pasur një shëndet sa më të mirë dhe larg virozave.

 

Zakonisht ndër problemet me të cilat prindërit përballen janë ethet dhe temperatura e fëmijëve gjatë stinës së dimrit

 

Nëse vëreni se fëmija juaj ka ethe dhe temperaturë së bashku, atëherë duhet ta shtrini gjithsesi në shtrat. Kjo nuk është një situatë kur ka nevojë për shqetësime, thjesht duhet pak kujdes që kur shfaqen shenjat e para, dhe nëse fëmija është energjik mund edhe të mos shtrihet fare.

 

Prindërit duhet të kenë parasysh se në momentin që i bie pak temperatura mund edhe t’u bashkohet fëmijëve të tjerë në lojën përjashta. Mirëpo asnjëherë mos e përzieni atë me shokët dhe shoqet nëse ka ethe, sepse mund të ua ngjisë të tjerëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *