Si mund të rikthehen emigrantët për të investuar në Shqipëri? Malaj: Duke garantuar shtetin ligjor dhe cilësi në arsim e shëndetësi
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus, të moderuar nga Aleksandër Furxhi, foli për nxitjen që po i bëhet emigrantëve që ata ta rikthehen në vendin tonë.
I pyetur nga moderatori Furxhi, nëse mjafton vetëm rritja e rrogave që të nxisë emigrantët të rikthehen në Shqipëri, Malaj tha se është një faktor, por duhet bërë edhe më shumë.
Sipas tij që emigrantët të vijnë në Shqipëri duhet të forcohet shteti ligjor, rritja e cilësisë në arsim dhe shëndetësi si dhe mëbshtetje për bujqësinë.
Pjesë nga biseda:
Furxhi: Përveç ekspertëve apo kolegëve tuaj dua tu dëgjojmë dhe juve. Qeveria qartazi po këkron prej kohësh që të tërheqë vëmendjen e emigrantëve që të kthehen për të punuar në atdhe, edhe panairi i Athinës një ditë më parë ishte një instrument. Çfarë mund të konsiderojë një emigrant në tregun e punës për të ardhur në Shqipëri?
Malaj: E para për të patur një strategji të qartë dhe funksionale, duhet patur parasysh se emigrantët nuk do të kthehen në vendin tonë thjeshtë për atdhedashurinë, pasi edhe kto disatncat tani janë afruar dhe janë bërë më të lehta. E dyta duhet të kmei parasysh që emigrantët pavarësisht shumë të mirave nga pikëpamja financiare për familjet të tyre për reduktimin e varfërisë, kanë një aset të cilën ne duhet ta marrim dhe ta maksimalizojmë që janë njohuritë që ata kanë fituar në menaxhimin e bizneseve familjare, apo tregjet potenciale që ata i arrijnë më shpejt se ripodhuesit nga Shqipëria. E vërteta është që ata jetojnë në vendet e BE ku ka një shkallë më ta lartë të funksionimit të shtetit ligjor, por edhe të instrumentave mbështetës që ata ndiejnë në jetën e përditshme. Në këtë aspekt ne duhet të krijojmë një ambinet më të mirë për të gjithë. Nëse do të funskionojë shteti ligjor, nëse do të funksionojë, nëse problemet e pronësisë nuk do të jenë pjesë e 150 mijë dosjeve, nëse administrata publike ka elementë abuzivë, sigurishtë që ata do të ndihen të zhgënjyer. Kemi braktisje të fshatit edhe pse kemi potencial të madh në bujqësi, por te ne buqjësia ka mbështetje minimale, shumë nag emigrantët që kanë ardhur me dëshirë, përveç atyre që kanë agrobiznes, të tjerët janë zhgënjyer pasi janë dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore dhe për ta nuk ka asnjë skemë kompensimi. Ndërsa tregitia është e lirë në tregun europian.
Furxhi: Po përmendet shumë qoftë edhe nga kryeministri që rrogat në Shqiëpri janë mjaft konkuruese, a është rroga një nxitës apo mekanizëm për ti nxitur emigrantët që të kthehen?
Malaj: Sigurisht që rritja e rrogave janë elementë të rëndësishëm mnë vendimmarrje. Por ato mund të kenë një forcë më të madhe në frenimin për tu larguar, sesa në kthim. Pasi ata që kanë ikur, ata që kanë vite që jetojnë në vendet e BE përfshijnë ën tërësinë e përfitimeve edhe cilësinë e arsimimit të fëmijëve, edhe skemat e mbështetjes së kujdesit shëndetësor, edhe skemat e kujdesit social. Patjetër që ngusdhtimi i diferencës së pagave, pasi të ardhurat për frymë janë akoma larg me BE. Por çdo hap që lidhet për të lehtësuar procedurat për forcimin e shteti ligjor, për të forcuar adminsitratën, për të luftuar korrupsionin do ta bëjnë ambientin shqiptar gjithnjë e më joshës qoftë për një rikthim të një pjese të emigrantëve, por edhe për punonjës të vendeve të tjera, pasi rrezikojmë jo pak të kemi mungesë të fuqisë punëtore. Mungesa e faktorit njeri si numër jo si cilësi, është pengesa më e madhe që vendi të rritet me ritme më të shpejta.




