Subscribe

Në fund të qershorit Gazsjellësi Trans Adriatik Piperine do të nisë shtrimin e tubave në Shqipëri. Terreni i vështirë malor, por dhe infrastruktura e dobët e vendit tonë janë pak shqetësuese për menaxherët që po zbatojnë projektin. Në një intervistë për vizion plus, Karl Roberts thotë se nevojitet se s’bën ndihma e autoriteteve lokale.

“Do të ketë disa sfida në transportin e tubave dhe makinerive në Shqipëri, por ne që tashmë kemi filluar dhe kemi marrë kamionët që do të transportojnë tubat në sheshet ku i sheshojmë përpara se të ndërtohen në gjurmën e gazsjellësit. Dhe e kemi parë që nga pikëpamja infrastrukturore mund të arrihet, por ama kemi akoma punë për të bërë, sa i përket informimit dhe bashkëpunimit me autoritetet vendore në mënyrë që operacionet të ndërmerren në mënyrën më të sigurte të mundshme”.

Shkëlqim Bozgo është përgjegjësi i projektit Tap për Shqipërinë. Ai tregon se një nga problemet që projekti hasi në Shqipëri ishte çështja e pronësisë dhe marrjes së tokave me qera. Por më në fund, ata ia dolën që të ndërtojnë kadastrën ligjore të gazsjellësit. Pika më e lartë e shtrimit të tubacioneve është në vendin tonë, 1800 metra mbi nivelin e detit. Z. Roberts thotë se nuk do të ketë probleme në shtrim, pasi kompania që është kontraktuar ka eksperienca në terrene edhe më të vështira se Shqipëria.

“Firma që kemi kontraktore ka një eksperiencë shumë të madhe në ndërtimin e gazsjellësve në terrene malore. Ata kanë punuar për shembull në Peru. Me të vërtetë mund të jetë sfiduese dhe problematike si punë, por nuk është se nuk është bërë më parë. Ne duam siguri të plotë në zbatimin e projektit, të mos na ndodhë asnjë incident dhe prandaj kemi investuar në rrugët ndihmëse dhe në urat që të mos kemi asnjë surprizë, jo vetëm me dëmtimin që mund të marrin tubat dhe makineritë, por dhe me punonjësit”.

Bozgo mendon se  Shqipëria dhe konsorciumi i TAP do të bien në një marrëveshje të përbashkët në mënyrë që dhe vendi ynë  të përfitojë nga paketa e ndihmave që jep projekti, njësoj si Greqia dhe Italia. Projekti kërkon siguri edhe në fushën e ngarkesave fiskale që mund të marrë në Shqipëri. Për këtë së bashku me përfitimet që mund të marrë Shqipëria nga TAP, kërkohet që në marrëveshjen me vendin pritës të ketë një klauzolë që në 50 vitet që gazsjellësi do të operojë këtu të mos ketë ndryshime taksash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *