Subscribe

Sezoni veror 2023 mund të konsiderohet më i suksesshmi për Vlorën, ndërsa fluksi i madh i të huajve vuri në dukje edhe disa dobësi që lidhen me mos përgatitjen e duhur të sektorit e turizmit.

 

ARBEN BRESHANI 

KREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË VLORË

 

Ky sezon nxori në pah përgatitjen jo shumë të lartë për këtë lloj fluksi dhe mungesën e shtretërve të turizmit pasi ne si qytet kemi akoma më shumë kapacitet për të thirrur  më shumë turistë. Prandaj duhet të kemi më shumë investime në këto sektorë. “

 

Sipas kreut të dhomës së tregtisë, ky sezon njëherazi  shënoi edhe rritjen e kërkesës nga  turistët në blerjen e apartamenteve.

 

ARBEN BRESHANI 

KREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË, VLORË

 

“Rritja e fluksit rriti edhe kërkesën për apartamente dhe për herë të parë kërkesa ishte më e madhe se oferta dhe shumica janë shtetas italianë dhe nga Kosova që duan të kenë një shtëpi në Vlorë”.

 

Kjo rritje është përkthyer në zgjidhjen e problemit të disa viteve më parë të mijëra apartamenteve të pashitura.

 

ARBEN BRESHANI 

KREU I DHOMËS SË TREGTISË DHE INDUSTRISË VLORË

 

“ Deri para disa vitesh kemi pasur një stok apartamentesh deri në 5 mijë dhe ka qenë një problem i madh por sot nuk ka asnjë banesë të pashitur se e gjithë kjo është kthyer në një aset turistik, duke minimizuar kështu disi kërkesën nga turistët”.

 

Në këto kushte investitorët apelojnë që të gjithë aktorët lokalë dhe qendrorë të përqendrohen në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit bregdetar, ndërsa projekti madhor i aeroportit kërkon dhe ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje si dhe ndërtimin e fshatrave turistikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *