E diel, 11 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Krim në familje, vritet 29-vjeçari në Kosovë 

 Kosovë– Një 29-vjeçar është vrarë të dielën në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të personit të dyshuar për ngjarjen. Sipas mediave në Kosovë, autori dyshohet të jetë babai i viktimës.

Reklamë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po ndërmerr veprimet e nevojshme për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në deklaratën e policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa priten informacione të tjera nga autoritetet përkatëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.