Greqi/ I riu godet me thikë 58-vjeçarin shqiptar, i plagosuri në gjendje kritike

Një incident i rëndë ka ndodhur në Agia Galini të Kretës, në Greqi.
Një 58-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë nga një 17-vjeçar vendas.
Ngjarja ka ndodhurnë banesën e 58-vjeçarit, i cili jeton dhe punon prej vitesh në zonë së bashku me familjen e tij.
Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, gjatë një konflikti, 17-vjeçari e ka goditur dy herë me thikë në bark 58-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta.
Gjendja e të plagosurit është konsideruar tepër kritike për shkak të hemorragjisë së rëndë. Ai u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Moires, ku mori ndihmën e parë, dhe më pas u dërgua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit.




