Subscribe

Qindra familje që u preken nga dy tërmetet që goditën vendin në 2019 dhe që kishin pronën e siguruar,  ende nuk kanë marrë paratë e dëshpërblimit.

Dëmi në total arrin në rreth 4 miliardë lekë, ku sipas të dhënave nga autoriteti I mbikqyrjes financiare, për tërmtin e parë pagesat janë bërë në masë 88% ndërsa për tërmetin e 26 nëntorit dëmshpërblimet arrijnë në 60%.  

Duke raportuar në komisionin e ekonomisë, kreu I AMF Ervin Mete sqaroi se rastet e mbetura kanë të bëjmë me vlerismin e dëmeve nga ana e autoritetteve.

Në gjykimin tonë ky process ka ecur mirë. Problematikat e deri tanishme kanë lidhje vlersimin e dëmeve nga ana institutit të ndërtimit. Por në tërësi mbulimi I dëmeve nga ana e kompanive si dhe nga kontratat e risigurimit kanë qënë efektive –tha Mete

Por përvec tërmeteve, pandemia ka sjellë një efeket negativ në tregun e sigurimeve. Ka arritur në 136 mijë numri I automjeteve që qarkullojnë pa siguracionin vjetor, një rritje kjo me 22%. AMF kërkon bashkpunimn epolicisë për reduktimn e këtij fenomeni

Pandemia ka sjellë një rritje te automjeteve që qarkullojnë pa siguracion në 22% të totalit ose e thënë ndryshe 136 mijë makina. Kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë së shtetit për të patur një plan veprimi të përbashkët për evidentimin e këtyre mjeteve, të cilat janë një rrezik potencial në raste aksidentesh.

Qarkullimi I automjeve pa siguracion është një rrezik potencial që në rast aksidentesh qytetarët të mos përfitojnë paratë e dëmshpërblimit, duke rritur ndjeshëm kosotot e byrosë kombëtar të sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *