Ambasadroja gjermane Sussane Schütz ka reaguar rreth vendimeve të Gjykatës së Krimeve të Rënda në procesin‚ Shullazi.

 

Në një postim në faqen zyrtate të ambasadës gjername në “Facebook”, ambasadorja thekson se vendimi I Gjykaës tregon qartë se askush nuk qëndron mbi ligjin.

 

Ambasadorja shprehet se është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

“E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri. Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”

 

Më herët në lidhje me këtë çështje reagoi edhe ambasada e SHBA, e cila po ashtu përshëndeti vendimin e Gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *