Subscribe

Shtyhet sërish gjyqi ndaj ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion të zyrtareve te larte.

Shkak u bë mungesa e saktesise ne prokurën e ish shefit te krimit te organizuar ne policinë e Vlorës, Gjergj Kohila i cili nuk ka konfirmuar se ka dijeni për procesin.

Bashkë me Tahirin për dosjen “Halibaj”, në seancë ishin edhe avokatet e të pandehurve të tjerë, ish drejtorit te policise së Vlorës Jaeld Çela dhe ish shefit të stacionit policor në Dhërmi, Sokol Bode. Në pëfundim të seancës, Tahiri ironizoi shtyrjen e seancës.

 

“Keq me vjen që u shty, unë do të vazhdoj të kërkoj një gjyq sa më të shpejtë, se nuk ka më terezi njeri qe ky gjyq te zgjatet kaq shume. Shqipëria po ecën para, vetëm gjyqi im ka ngecur”.

 

Edhe në seancën e kaluar Tahiri foli për njerëz që janë të interesuar që procesi ndaj tij të zvarritet.

Ish ministri i brendshem ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por sipas tij, jo sepse pranon akuzat, por që gjyqi të zhvillohet në gjendjen që kanë aktet.

Ndërkohë, më 19 qershor gjykata e Katanias dënoi me 15 vjet burg Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij me të cilët akuzohet se ka bashkëpunuar në trafikun e drogës Saimir Tahiri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *