Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije këtë të premte se edhe dy infermierë në Tiranë janë shëruar nga Covid-19.

 

Deri më tani, numri i pacientëve të shëruar, përfshirë edhe të prekurit nga stafi mjekësor ka shkuar në 182.

 

“Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë! Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP. Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19 #FORCA”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *