Shtetet e Bashkuara kanë shtuar masat shtrënguese ndaj Koresë së Veriut, duke vendosur sanksione për dy “udhëheqës kyç” të programit raketor balistik.

 

Kim Jong-Sik dhe Ri Pyong-Chol shihen rregullisht përkrah liderit koreano-verior Kim Jong-Un, kur vendi zhvillon testime raketash. Dy zyrtarët në fjalë konsiderohen si ndihmësit më të besuar të udhëheqësit të vendit komunist.

 

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy zyrtarëve, të cilat do të bllokojnë çdo veprimtari të tyre në tokën amerikane, duke ngrirë çdo pasuri që ata mund të kenë atje.

 

Ri Pyong-Chol është një ish-gjeneral i forcës ajrore i edukuar në Rusi, ndërsa Kim Jong-Sik një shkencëtar veteran i raketave.

 

Edhe Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Ri dhe Kim si dhe 14 shtetasve të tjerë koreano-veriorë, pas testit më të fundit bërthamor të zhvilluar nga vendi i izoluar.

 

Në një reagim ndaj masave të reja shtrënguese, Peniani deklaroi se lëvizja ishte “një akt lufte” dhe përbën një bllokadë tërësore ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *