ITALI – Një 48-vjeçar shqiptar, me precedentë të mëparshëm, është arrestuar nga policia e Piombino Dese pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur.

Burri akuzohet për dhunë në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Ka qenë vetë viktima që ka kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Gruaja raportoi se, ndërsa ishte në shtrat, partneri i saj u hodh mbi të duke e goditur. I ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, i cili po ashtu është dhunuar nga i ati.

Pasi mbërritën forcat e policisë, shqiptari ka bërë rezistencë.

Pasi u neutralizuar, ai u dërgua në komisariat në pritje të masës së sigurisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *