Subscribe

Një grup shqiptarësh që ndodhen në Izrael për një aktivitet turistik, kanë kaluar disa orë të pazakonta, gjatë sulmit ajror nga Irani.

Herida Duro, drejtore e Turizmit që ndodhet në Tel Aviv tregon se morën dijeni nga ambasada shqiptare lidhur me vendimin për sulmet.

“Ne u njoftuam dy ditë më parë nga ambasada jona në Izrale që në 48 orët e ardhshme priten sulme. Ishim pranë ambasadës në çdo lëvizje dhe informacion. Por fatmirëshisht orët e pasigurisë zgjatën pak, pasi u informuam që Tel Aviv nuk ishte objekt i sulmeve”, tha drejtoresha e Turizmit Herida Duro.

Hapësira ajrore u mbyll përkohësisht, ndërsa ekipi pritet të kthehet ditën e nesërme nëpërmjet rrugëve të reja ajrore.

“Hoteli ofroi të gjithë asistencën dhe sigurinë, e cila ishte në nivele të larta në rast se do të kishe një alarm”, shtoi ajo.

Sipas ekipit të shqiptarëve, jeta në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, këtë të dielë duket t’i jetë rikthyer normalitetit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *