Subscribe

Mbrojtja e te drejtave te njeriut ishte tema e diskutimit ne takimin e nivelit te larte te zhvilluar ne selinë e OKB, ku i pranishëm ishte ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ne fjalën e tij kreu i diplomacisë shqiptare theksoj se Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore.

 

Ditmir Bushati: “Ne kemi integruar të drejtat e njeriut në veprimtarinë diplomatike dhe politike në rajonin tonë, në Evropën Juglindore, në kontekstin e agjendës sonë evropiane për reforma, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Diversiteti është një pjesë integrale dhe një pasuri e madhe e shoqërisë sonë. Shqipëria ka marrë iniciativën për zbatimin e Objektivit 16 të Agjendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, lidhur me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe institucione të forta demokratike. Ne e kemi bërë prioritet përfaqësimin gjinor dhe buxhetimin dhe kjo na bën një vend shembull për barazinë gjinore në rajon dhe më gjerë”.

 

Takimi i nivelit të lartë “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut: Një mjet parandalues në arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm” u zhvillua në nivel ministrash dhe këtë vit përkonte me 70-vjetorin e hartimit te deklaratës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *