Shqipëria mund të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një tjetër eurobond në vitin 2024, për të financuar borxhin publik të vendit.

 

Kjo gjë është bërë e ditur nga ministri i Ekonomisë Ervin Meta, i cili deklaroi se rritja e normave të interesit mund të ndikojë në shlyerjen e borxhit pasi rrit kostot, për këtë arsye në buxhet është caktuar edhe fondi i kontigjencës.

 

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Mete theksoi se në projektbuxhet është parashikuar marrja e huasë edhe në tregun e brendshëm.

 

“Nuk përjashtohet mundësia gjithashtu e avancimit gjatë vitit 2024 të daljes me Eurobond në tregjet ndërkombëtare, e cila është parashikuar të realizohet në vitin 2025, kjo për arsye të minimizimit të riskut të ri financimit të vitit 2025.

 

 Në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar rreth 60.9 miliardë Lekë shpenzime për interesa të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm dhe 5.3 miliardë Lekë kontigjencë, për të përballuar rritjen e shërbimit të borxhit që mund të burojë nga rritja e normave të interesit apo edhe prej luhatjes së kursit të këmbimit.

 

 Sa i takon financimit neto të vitit 2024, në skenarin bazë, nevoja për financim neto nëpërmjet huamarrjes është rreth 34.5 miliardë lekë”, tha ministri Mete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *