Subscribe

Parlamenti ka vendosur krijimin e nje agjencie shtetërore, e cila do te jete e vetmja agjenci qe do te realizoje shpronësimet ne Shqipëri, duke përqendruar kompetenca qe sot i kane ministritë dhe pushteti vendor.

 

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku, ka shpjeguar ne komisionin e ligjeve se procesi i shpronësimeve ka qene problematik dhe prandaj janë te nevojshme ndërhyrjet ne ligj

 

Fatmir Xhafaj: Ju mendoni se kjo zgjidhje do te lehtësoje apo do te krijoje konflikte te reja institucionale ne ketë proces”

 

 

 Belinda Balluku: Mua personalisht me është dashur qe ne muajin shkurt te shkoj dhe te ndjek punimet ne unazën e madhe te Tiranës. Me flitej per shpronësimet dhe shikoja nje shtëpi qe qëndronte ne mes te projektit dhe pyes konstruktorin dhe I them pse nuk kemi vazhduar me ate shtepi dhe me tha sepse ai banori atje eshte pak agresiv. Kështu qe shpronësimet deri me sot jane bere jo rast pas rasti, por ndërkohe qe projekti është i dizenjuar nëse zotëria është agresiv une e devijoj duke i shtuar 300 metra dhe duke shkuar tek shtëpia e dikujt qe nuk është agresiv.”

 

Sipas qeverise krijimi i agjencisë shtetërore per shpronësimet zgjidh disa probleme duke nisur nga zgjatja e afateve per procedurën e shpronësimit, tek mungesa e negociatave me subjektin qe shpronësohet tek vonesa e pagesave per pronarin qe i merret toka apo ndërtesa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *