Situata humanitare në kampet e refugjatëve në brigjet e Egjeut ka qenë katastrofike për vite me radhë, veçanërisht për fëmijët. Presioni politik është rritur javët e fundit pas situatës të tensionuar të krijuar në kufirin turko-grek.

Gjermani pritet të  tërheqë rreth 1.500 fëmijë, të cilët  janë bllokuar si refugjatë në kampe të mbipopulluara në ishujt greke. Ky vendim u mor pas arritjes së një marrëveshjeje mes anëtarëve të komitetit të koalicionit,drejtuesve të  partive qeveritare CDU/ CSU dhe SPD, si dhe figurave kryesore nga qeveria federale dhe shtetet federale.

Gjermania po përpiqet të organizojë marrjen e këtyre fëmijëve, së bashku me shtetet e tjera të BE-së. Pesë shtete evropiane ranë dakord për të strehuar disa fëmijë emigrantë, të cilët janë bllokuar në Greqi.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka falenderuar Finlandën, Francën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Portugalinë. Ende nuk është bërë e ditur sa fëmijë do t’i strehojë secili vend.

Bëhet  fjalë për fëmijë  në kampet e mbingarkuara, pa shpresë të Ishujve Egje. Fëmijët e pashoqëruar nën moshën 14-vjeç dhe të mitur, të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore, për shkak të sëmundjeve serioze, pjesa më e madhe e tyre janë vajza.

Skena dramatike janë duke u zhvilluar në kufirin tokësor Turko-Grek, por edhe në ishujt e Egjeut në brigjet e Turqisë. Forcat greke të sigurisë vazhdimisht përdorin gaz lotsjellës për të parandaluar kalimin e refugjatëve.

Shumë prej refugjatëve përtej telave me gjemba janë sirianë, që i kanë ikur luftës, ndonëse mendohet se ka edhe afganë dhe pakistanezë, që synojnë të krijojnë jetë të re në vendet perendimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *