Ndërsa më shumë se 80 njerëz kanë humbur jetën pas reshjeve të shumta që shkaktuan përmbytje, mediat gjermane kanë treguar historinë e babait shqiptar, Sheik Hyseni, i cili prej orësh qëndronte në ankth për vajzat e tij.

 

Pas shkëputjes së lidhjes telefonike, babai shqiptar ishte i frikësuar për jetën e Lauretës dhe Altunës, 13 dhe 17 vjeçe. Ai u nis menjëherë drejt banesës, por nuk mund të kalonte pasi uji tashmë ishte kudo.

 

“Të mërkurën në mbrëmje, vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji kishte shkuar në katin e pare. “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, tha Hyseni për BILD.

 

Ai u shpreh për Bild se priti gjithë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij, por fatmirësisht, pasditen e djeshme atij iu dha lajmi se dy vajzat ishin shpëtuar me helikopter.

 

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *