Të paktën 47 bpersona kanë humbur jetën dhe mbi 600 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një impiant kimik në lindje të Kinës.

 

Sipas mediave vendase shpërthimi ka ndodhur të enjten në Parkun industrial Chenjiagang, në qytetin Yancheng të provincës Jiangsu, ndërsa flakët e zjarrit u vunë nën kontroll vetëm në orën 3 të mëngjesit të së premtes.

 

Të mbijetuarit u dërguan në rreth 16 spitale, ku të paktën 640 persona po trajtohen për dëmtime të shumta. Prej tyre, 32 janë në gjendje kritike për jetën, duke bërë që nga momenti në moment të mund të rritet numri i viktimave.

 

Zjarri që nisi në impiantin e zotëruar prej kompanisë kimike “Tianjiayi” u përhap edhe në dy fabrika të tjera fqinje me të. Nga shpërthimi, siç raportojnë mediet, janë plagosur edhe fëmijë që po luanin në një kopsht aty pranë.

 

Shkaku i shpërthimit është ende duke u hetuar, por kompania, e cila prodhon më shumë se 30 përbërës kimik organik, disa prej të cilave të djegshme, është gjobitur disa herë për shkelje të sigurisë në punë gjatë së kaluarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *