Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe...

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë shahu”, Teherani...

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e tij, anulohet...

I riu bën kallëzimin në polici: Më qëlluan me...

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në...

Rusia raporton për 13 të vrarë pas sulmeve ukrainase...

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në Ngushticën e...

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron vizitorëve freski...

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë pasurore, miraton...

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”,...

“Shpërthen” fruthi në 23 shtete amerikane, humbin jetën 2 fëmijë

7 Prill 11:27

Dy fëmijë kanë vdekur deri tani në Teksas nga fruthi, ku shpërthimi i kësaj sëmundjeje ka çuar në gati 500 numrin e rasteve dhe është përhapur në 22 shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thanë zyrtarët amerikanë.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr. – kundërshtar i vaksinave i cili më parë kishte këmbëngulur se vaksinimi është zgjedhje personale – tha të dielën se vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër fruthit.

“Mënyra më efektive për ta parandaluar përhapjen e fruthit është vaksina [kundër fruthit, shytave dhe rubeolës]”, shkroi Kennedy në rrjetin social X.

Zyrtarët shëndetësorë në Teksas thanë se fëmija i dytë që humbi jetën është një vajzë 8-vjeçare e pavaksinuar, e cila nuk kishte sëmundje të tjera.

Ajo vdiq më 3 prill në spital nga dështimi frymëmarrjes i shkaktuar nga fruthi, thanë zyrtarët.

Një fëmijë tjetër në Teksas vdiq më herët pas përhapjes së fruthit, që nisi në fund të janarit në këtë shtet.

Fruthi ishte shpallur i eliminuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 2000, por për raste të kohëpaskohshme me këtë sëmundje janë fajësuar udhëtarët nga vende të tjera.

Kennedy tha se ka 642 raste të konfirmuara me fruth, 499 prej tyre vetëm në Teksas.

Ai shtoi se ekipe nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) janë dërguar në Teksas me kërkesë të guvernatorit Greg Abbott.

Në të kaluarën, Kennedy kishte rekomanduar vitaminën A dhe ushqimin e mirë si trajtim për fruthin.

Studimet në disa vende në zhvillim kanë treguar se vitamina A mund ta zvogëlojë ashpërsinë e simptomave, por gjithashtu mund të shkaktojë toksicitet në mëlçi nëse merret në sasi të larta.

Shumë demokratë e kundërshtuan emërimin e Kennedyt – djali i senatorit të ndjerë Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit John F. Kennedy – për shkak të teorive të tij të pazakonta për shëndetin, përfshirë qëndrimin e tij kundër vaksinave.

Zyrtarët kanë thënë se vaksina kundër fruthit është 97 për qind efektive pas dy dozave.

Në faqen e saj të internetit, CDC-ja thotë se vaksina është “mbrojtja më e mirë kundër fruthit”, i cili përhapet nëpërmjet ajrit kur një person i infektuar teshtin apo kollitet.

Deri tani këtë vit numri i rasteve me fruth në Shtetet e Bashkuara është dyfish më i madh se tërë viti ne kaluar.

Përveç Teksasit, shtetet me raste aktive – me tri ose më shumë raste – janë Nju Meksiko, Kansas, Ohajo dhe Oklahoma. Kjo sëmundje përhapet në zona me nivel të ulët të vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha javën e kaluar se rastet me fruth në Meksikë janë të lidhura me ato në Teksas.

Çfarë është fruthi?

Fruthi është një infeksion i shkaktuar nga një virus dhe, sipas OBSH-së, është një prej sëmundjeve më ngjitëse.

Ai shfaqet me skuqje në lëkurë – fillimisht me njolla në fytyrë dhe pas veshëve, që më pas përhapen në gjoks dhe shpinë dhe në fund në këmbë.

Simptomat tjera që e shoqërojnë fruthin, përfshijnë: temperaturë, koll të thatë, rrjedhje nga hunda, dhimbje të fytit e të tjera.

Infeksioni ndodh në faza, nga dy deri në tri javë.

Fruthi mund të parandalohet me vaksinim, por, në raste të caktuara, mund të jetë edhe sëmundje serioze ose fatale./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
femije Fruth Teksas

Nga e njëjta kategori

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar Xhon Jesku prezanton nismën e tij

më shumë...

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për Gazën dhe shtetin palestinez

më shumë...

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i Vetëvendosjes: Duam zgjidhje dhe jo zgjedhje

më shumë...

I dënuar nga Italia me 14 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:58

Këngë me poezitë e Lasgushit, artisti pogradecar...

2:57

Netanyahu sfidon Donald Trump, refuzon planin për...

2:51

Kurti: Po punojmë për marrëveshjen! Kreu i...

2:34

I dënuar nga Italia me 14 vite...

2:28

Kodi rrugor, ndëshkime të ashpra, harrojeni patentën...

2:25

“Bisedimet me Iranin janë si një lojë...

2:22

Fëmija refuzoi të ulej në vendin e...

2:17

I riu bën kallëzimin në polici: Më...

2:14

Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u...

2:08

Kapet në flagrancë në parcelën që kishte...

1:58

Ardjan Çapja s’do t’i thotë lamtumirë nënës...

1:58

Rusia raporton për 13 të vrarë pas...

1:39

Irani nuk planifikon tarifa për kalimin në...

1:34

Rrugë me shi artifical, Dubai u ofron...

1:14

Merr fund beteja me flakët, nuk ka...

1:10

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përfundon në...

1:09

Kundërshtojnë bllokimin e aksesit nga punimet e...

1:07

U arrestua në Palasë, GJKKO refuzon garancinë...

12:39

“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar...

12:36

FOTO/ Kjo është arma me të cilën...

Më të klikuarat

  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën bren...
  • Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të paktën pes...
  • “Krijuam familjen tonë”, këngëtari Mateus Frroku bëhet baba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.