Subscribe

Të gjithë ata qytetarë që përfitojnë shpërblimin e fundvitit, do të nisin ta marrin atë nga dita e premte dt 15 e deri më 30 dhjetor.

 

Pensionistët do ta tërheqin shpërblimin  në zyrat e postës, aty ku dhe marrin pensionit mujor.

 

Instituti i Sigurimeve Shoqërore si dhe Postat Shqiptare kanë përcaktuar një grafik të tërheqjes së shpërblimit me qëllim shmangien e radhëve  të gjata.

 

Qeveria vendosi që pensionistët do të marrin 3 mijë lekë të reja, ndërsa kategoritë që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 2 mijë lekë.

 

Nëse ata që nuk arrijnë të marrin shpërblimin brenda muajit dhjetor do të mund ta tërheqin atë edhe gjatë Janarit. Në total efekti financiar i shpërblimeve të fundvitit arrin në 2.2 miliard leke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *