Policia e Durrësit goditi mëngjesin e kësaj të mërkure një grup të shpërndarjes së lëndëvë narkotike.

 

Referuar njoftimit të policisë, në pranga ranë shtetasit E. Ç., 28 vjeç, F. K., 20 vjeç dhe M. M., 20 vjeçe.

 

Kjo e fundit ishte bashkëpunëtore e 20-vjeçarit F. K. që e ndihmonte të shpërndante heroinë dhe kokainë në qytetin e Durrësit.

 

Ndërsa 28 vjeçari E. Ç., i dënuar më herët për drogë, siguronte lëndën narkotike të cilësisë së lartë.

 

Bashkë me lëndën narkotike, forcat e policisë sekuestruan edhe 5 milionë lekë të vjetër të përfituar nga aktiviteti kriminal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *