Subscribe

Efektet e kushteve atmosferike jo të zakonta për stinën në të cilën ndodhemi, por edhe ndërtimet pa leje dhe gjuetia e paligjshme, i kanë dhënë efektet e tyre. Në qarkun Shkodër censi i këtij viti nxori rreth 30% më pak shpend migrator.

“Numri i individëve në censin e viti 2024 ka qenë rreth 30 përqind më i vogël se vitet e tjera dhe kjo për shumë arsye si: Ndryshimet klimatike, ndryshimi i temperaturave”, shprehet Agim Dardha, drejtor i ADZM Shkodër.

“Problem është ngrohja globale, ju i shihni temperaturat në qytetin e Shkodrës, kur ato janë më të larta numri i shpendëve rritet”, thotë eksperti për biodiversitetin Mark Rupa.

2 shkurti shënon ditën botërore të ligatinave, ku qarku i Shkodrës ka sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura në rang vendi. Ekspertët theksojnë rëndësinë që ka mbrojtja e tyre, pasi ndërtimet e reja po japin efekte negative.

“Duke qenë zona të preferuara për turizëm , ndërtimi në këto zona ka një ndikim negative”, thotë Dardha.

“Rreziku më i madh sot janë zhvillimet infrastrukturore, si Bupassi i Shkodrës”, shprehet Rupa.

Mbrojtja e pasurive ujore shihet me një rëndësi të vecantë, aq më shumë kur liqeni i Shkodrës mban statusin Ramsar, zonë e mbrojtur. Në këtë ditë u bënë edhe mbjellja e fidanëve të reja me pisha në një prej këtyre territoreve, që njihet ndryshe si ballkoni panoramik i Shkodrës, apo kurora e gjelbërt e qytetit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *