E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Shpallet në kërkim polici kultivues Edvin Meko

Një punonjës policie u shpall në kërkim, ndërsa dy kultivues të hashashit në Ersekë, u arrestuan nga policia. Të ndaluarit janë Jorgo Kristali, 44 vjeç si dhe Gramoz Bejko, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë ndërsa Oficeri i Policisë se Komisariatit Kolonje, Edvin Meko, rezulton te jete kultivues i drejtpërdrejte i hashashit, si edhe bashkëpunëtor me disa kultivues te tjerë ne zone. Sipas prokurorisë Meko, nëpërmjet familjareve te tij, ka mbjelle dhe kultivuar disa parcela me kanabis ne disa zona malore te Ersekës. Pranë parcelave te familjareve te tij kishin mbjelle lende narkotike edhe Krenar e Mariglen Nuredini. Për këtë, oficeri i policisë u kishte dale garant se do t’i njoftonte ne rast se do te kishte operacione policore ne zone. Pa dijeninë e policisë në muajin korrik, Prokuroria e Korçës siguroi informacionet se parcela të mëdha hashashi ishin mbjellë ndërsa në mes të muajit gusht SHKB referoi informacionet për punonjësin Edvin Meko. Gjatë operacionit për asgjësimin e hashashit, 5 ditë më parë u zbuluan ne total rreth 17.500 rrënje kanabis.
Prokuroria e Korçës vijoi hetimet per te identifikuar organizatoret dhe porositësit e lendes narkotike, ndërsa u caktua masë sigurimi arrest me burg për oficerin e policisë si dhe për Krenar e Mariglen Nuredinin, Jorgo Kristalin e Gramoz Bejkon. Këta dy të fundit, janë dhe organizatorët e porositësit e hashashit. Prej disa kohësh, Prokuroria ka nisur verifikimet për parcelat me drogë ku ka dyshime se janë të përfshirë dhe punonjës policie.

Më shumë video

Reklamë