Një thirrje në rrjetet sociale për të protestuar kundër abuzimit seksual bëri që qindra qytetarë t’i bashkohen marshimit në sheshin Nënë Tereza, duke marrë shkasë nga përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës.

Me pankarta në duar protestuesit u bënë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë abuzimet seksuale.

Mes protestuesve ishte edhe shoqja e 15-vjeçares, e cila tha se ka qënë e detyruar të zhvendoset në një shkollë tjetër pasi ishte ngacmuar nga roja .

Në protestë nuk kanë munguar as burrat, të cilët iu bashkuan kauzës.

Mesazhi për të ngritur zërin për çdo padrejtësi për të gjitha vajzat është i njëjtë.

Qytetarët marshuan drejt Ministrisë së Arsimit ku njëzëri kërkuan dorëheqjen e ministres Besa Shahini.

Vetë ministrja Shahini në parlament paralajmëroi shtimin e masave në shkolla për të parandaluar rastet e abuzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *