Prokuroria e Përgjithshme shkriu njësinë antikorrupsion të Krimeve të Rënda, pas 4 muajve që u vendos shtimi i stafit të prokurorëve. Vendimi i Prokurorit të Përgjithshëm arsyetohet me faktin se ngarkesa e kësaj njësie, nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë nga institucionet e ngarkuara me ligj. Në njoftim thuhet se kthimi në gjendjen e mëparshme vjen dhe për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve. Prokurori Gentian Osmani, do të jetë sërish në krye të njësisë task- force pranë krimeve të rënda, strukturë që e ka drejtuar deri në shtator të 2015. Ndërsa prokurorët që u komanduan pranë kësaj njësie, do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *