Dy qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë identifukuar 167 raste të reja pozzitive me koronavirus, nga 932 testime të kryera. E kanë humbur betejën me COVID19 një 74-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë raporton se këtë të premte u shëruan edhe 89 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 9304 numrin e të rikuperuarve që prej fillimit të epidemisë.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 90 të prekur në Tiranë e cila vijon të jetë vatra më e nxehtë  në vend, 16 raste në Durrës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 7 raste në Fier, 6 raste në Lushnje, 3 raste në Librazhd, Pogradec, Kuçovë, 2 raste në Krujë, Elbasan, Lezhë, Sarandë, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Kukës, Vlorë, Kamëz, Gjirokastër, Memaliaj, Shijak, Vorë.”

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimt të perhapjes së koronavirusit në vend, regjistrohen në total 413 humbje jete, ndërsa raste aktive janë 5349.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   2779

Durrës      564

Shkodër    398

Korçë    274

Lezhë        266

Elbasan       224

Fier             231

Vlorë           191

Kukës        147

Berat      138

Dibër     78

Gjirokastër   59

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *