Shkon ne 10 numri i te infektuarve ne burgun e sigurise se larte ne Drenove te Korçës. Vetem dy dite me pare jane derguar 27 tampone nga ky institucion dhe 2 persona kane rezultuar pozitive ndaj Covid-19.
Analizat jane kryer ne sektorin e te burgosurve, ku rezultuan pozitive 8 te paret, por edhe ne administraten e burgut, si dhe persona te kontaktit te te infektuarve.
Burime te siguruara thane se te gjithe personat e infektuar jane derguar ne Lezhe, por nuk e kane percaktuar nese behet fjale per burgun e Shen Kollit, apo ndonje vend tjeter. Te njejtat burime thane se numri me i madh i te infektuarve ne burgun e Drenoves jane te moshave mbi 55 vjec.