E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shkolla e Magjistraturës “urdhër” kandidatëve për magjistratë: Vaksinohuni

Shkolla e Magjistraturës iu vendos kusht të gjithë kandidatëve për magjistratë që studiojnë në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2021-2022, që të kryejnë vaksinën anticovid.

 

Në njoftim theksohet se çdo kandidat do të duhet të dërgojë elektronikisht në sekretarinë mësimore vërtetimin zyrtar me qëllim që të marrë pjesë në trajnimin në auditor.

 

Reklamë

“Njoftohen te gjithe kandidatet per magjistrate qe studiojne ne Shkollen e Magjistratures ne vitin akademik 2021-2022, (viti i pare dhe viti i dyte i studimit), qe per te siguruar mbarevajtjen e programit te trajnimit fillestar permes mesimit ne auditor, te marrin masat e nevojshme per te kryer vaksinat anti-Covid. Cdo kandidat te depozitoje elektronikisht ne sekretarine mesimore vertetimin zyrtar me qellim qe te jene pjesemarres ne trajnimin ne auditor prej dates 4 Tetor 2021 e ne vijim.”

 

Kjo kërkesë vjen në muajin gusht, pasi është muaj i hapur për vaksinimin e të gjitha grupmoshave mbi 18 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë