Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamër e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut.

 

Pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.

 

Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje.

 

Kamera e re është e aftë të gjurmojë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjërë, raporton PC World.al.

 

Kamera e re mund të gjurmojë fotonet dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.

 

Ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *