Në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet sot senaca e padisë për “shpifje” të Shkëlzen Berishës kundër numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo nuk është hera e parë që djali i Sali Berishës dhe Taulant Balla përballen në Gjykatë me njëri-tjetrin.

 

Shkëlzeni kishte depozituar padinë ndaj Ballës, pas akuzës së këtij të fundit se kishte kryer evazion fiskal.

 

Berisha pretendon gjithashtu se Balla ka bërë deklarata fyese dhe shpifëse ndaj tij në rrjetin social “Facebook”.

 

Nga ana tjetër, kujtojme se edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur padi për shpifje publike ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili e ka shpallur të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, atë personalisht dhe familjarët e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *