Një 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe goditi për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F. T., banues në Elbasan. Ai ka goditur tek kryqëzimi i Cërrikut punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie  përparësie në kryqëzim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *