Gazetarët koreano-jugorë janë lejuar t’i bashkohen një grupi gazetarësh ndërkombëtarë, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do të raportojnë shkatërrimin e vendtestimit bërthamor në Korenë e Veriut. Përfaqësues të mediave perëndimore, Rusia dhe Kina mbërritën një ditë më parë në qytetin portual verior të Wonsan, ndërkohë që me përmirësimin e motit, ata do të vijojnë udhëtimin drejt Punggye-ri, vendi i menduar si godina kryesore bërthamore e Koresë së Veriut, që është parashikuar të shkatërrohet plotësisht gjatë kësaj jave.

 

Udhëtimi i gazetarëve në zemrën bërthamore të Koresë së Veriut shihet si një gjest i vullnetit të mirë nga ana e Phenianit, që pas takimit mes udhëheqësit verior Kim Jong-un me presidentin jugor Moon Jae-in. Çmontimi i pikës së testimeve përbën një hap të rëndësishëm, në një kohë kur samiti i ardhshëm mes Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump është vënë në dyshim nëse do të zhvillohet ose jo.

 

Kreu i Uashingtonit deklaroi një ditë më parë se ka një mundësi reale që takimi i tij historik me liderin e vendit komunist, të shtyhet për një moment të dytë. Sidoqoftë, më vonë gjatë ditës, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo konfirmoi se Shtetet e Bashkuara ende po punojnë që takimi të zhvillohet më 12 qershor në Singapor, ashtu siç është planifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *