Subscribe

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi  nga detyra gjyqtaren e Apelit Fatmira Hajdari .Shkak për largimin e saj është bërë fshehja e  pasurisë dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Gjyqtarja kishte deklaruar një truall 454 metra katrorë, një ndërtesë tek “Vilat Gjermane”, si dhe një shtëpi banimi me vlerë 2.7 milionë lekë.

Por sipas komisionit, nga viti 2003 Hajdari kishte mungesë burimesh të ligjshme në shumën e rreth 60 milionë lekëve. Komisioni gjithashtu  vërejti se zonja Hajdari dispononte edhe 3 dyqane dhe 12 apartamente, te cilat nuk ishin deklaruar .

Një tjetër shkelje që çoi drejt shkarkimit Fatmira  Hajdarin, ishte edhe revokimi i vizës nga ambasada amerikane në vitin 2017.

Pas vendimit të komisionit të vetingut, Fatmira Hajdari nuk bëri asnjë koment.

Ndërsa avokati i saj,Maks Haxhia, u shpreh se do ta ankimojë vendimin ne apel.

Pak ore me pas reagoi edhe vajza e gjyqtares , deputetja Rudina Hajdari e cila tha se vazhdon te besoje tek reforma ne drejtesi.

Fatmira  Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si gjyqtare e gjykatës së tiranës. Ndërsa në korrik të 2013, Hajdari u dekretua nga presidenti si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *