Partia Demokratike ka filluar zëvendësimin e kryetarëve të degëve të cilët u shkarkuan pak ditë më parë nga kryesia.

 

PD ka vendosur në drejtim politik të degëve ku janë shkarkuar kryetarët, anëtar të Kryesisë Qendrore, anëtarë të Këshillit Kombëtar apo anëtar të Kryesive të Degëve. Devolli do të drejtohet nga Bledion Nallbati, ndërsa Shijaku nga Red Varaku. Në Tiranë, drejtues politikë do të jenë nënkryetarët e Partisë Demokratike.

 

Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *