Subscribe

Qarku i Durrësit është përfshirë nga shira të dendur gjatë mbrëmjes së kaluar. Aktualisht situata është e normalizuar, pa përmbytje dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Sa i përket situatës në port, autoritet portuale bëjnë më dije se sot kanë mbërritur dy tragete nga Bari.

Lundrimi është vështirësuar që nga pasditja e djeshme, pasi deti karakterizohet nga dallgë dhe erë e forte, për këtë arsye mbrëmjen e kaluar nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit është kryer pak më herët, për shkak se e gjithë distanca zgjat më shumë në kohë për shkak të kushteve meteorologjike.

Shirat dhe moti i përkeqësuar në Vlorë, ka shkaktuar probleme pasi një masiv shkëmbor ka bllokuar rrugën, që lidh fshatin Bashaj me Vërnikun.

Masivi shkëmbor ka rënë në një stan, duke vrarë 50 kokë bagëti të imta.

Ndërkohë forcat xheniere në bashkëpunim me punonjësit bashkiakë po punojnë për zhbllokimin e rrugës.

Ndërsa në Tropojë reshjet e shiut vijojnë më intensitet të lartë, ku në aksin Bajram Curr-Valbonë ka edhe patur rrëshqitje dherash.

Në këtë aks, firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *