Perpjekjet e deritanishme diplomatike per nje armëpushim te ri ne Siri kane deshtuar dhe bombardimet ne qytetin e Alepos nuk jane ndalur. Sipas Observatorit Sirian per te drejtat e njeriut, mbi 30 sulme ajrore kane ndodhur ne zona te ndryshme te qytetit gjate oreve te para te mëngjesit te kesaj te premteje, pasi ushtria siriane njoftoi per nje ofensive te re ne ato pjese ku gjenden forcat rebele. 250 mije njerëz ndodhen te bllokuar dhe situata per ta eshte përkeqësuar, pas njoftimeve se ne bombardimet e fundit është demtuar rrjeti i ujësjellësit. Ende nuk ka informacione persa i perket operacioneve nga toka, por zyrtare siriane kane këshilluar civilet te shmangin zonat ku veprojne terroristet. Bisedimet e fundit ne Nju Jork mes shefave te diplomacise amerikan e rus, Kerry e Lavrov përfunduan pa sukses. Kerry kerkoi qe Uashingtoni te mos jete i vetmi qe përpiqet te mbaje te hapur dialogun per paqen, pasi Moska duhet t’i beje presion qeverise se presidentit Assad te ule ne toke avionet. Nga ana tjeter, ministri i Jashtem rus, u shpreh se jo vetem qeveria siriane duhet te ndërmarre hapa persa i perket armëpushimit, por edhe opozita qe duhet te ndale luftimet. I derguari i OKB-se per Sirine, Staffan de Mistura i ka cilësuar bisedimet e deritanishme zhgenjyese, por gjate dites priten te tjera konsultime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.