Dhunë në një familjë shqiptare në Kalkidë të Greqisë. Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij mbrëmjen e të enjtes.

Media greke shkruan se ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Ishin fqinjët ata që dëgjuan zhurma dhe lajmëruan menjëhetë policinë.

Kur efektivët hynë në shtëpinë e familjes shqiptare, e gjetën gruan të shtrirë në dysheme, e plagosur rëndë në kokë.

Policia arrestoi agresorin, ndërsa gruaja u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *