E premte, 20 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë/ Tre të plagosur përfundojnë në spital

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

 

Bëhet me dije se tre prej tyre kanë përfunduar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

“Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të dobta, janë përfshirë në një konflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë