Subscribe

A është përmirësuar shërbimi i dializës pas dhënies me koncesion? Sot 65% e këtij shërbimi ofrohet nga privati dhe 35% ne spitalet publike. Shërbimi i hemodializes per dhjete vjet do te menaxhohet nga koncensionari  “Diavita shpk”, pjese e saj edhe spitali Amerikan. Aktualisht ne vendin tone janë 950 paciente qe kane nevoje per shërbimin e dializës. Me unifikimin e tarifave, 80 euro paguan  shteti shqiptar për çdo seance dialize te pacienteve, si ne publik ashtu dhe privat. Seancat kryhen tre here ne jave dhe nga katër ore secila. Ne shërbimin publik hemodializa merret ne qendren spitalore Nene Tereza, ne Elbasan, Shkodër dhe Gjirokastër. Ndërsa ne privat ai ofrohet nga spitali amerikan ne Tirane, Durrës dhe Fier, si dhe ne disa institucione te tjera private. Sipas kontratës, ne vitin e pare te koncensionit, kompania private duhet te investoje rreth 4 milion euro per infrastrukture, aparatura ne mënyre qe dializa te ofrohet dy turne. Ne Vlore dhe Shkodër ka përfunduar shërbimi i hemodializes qe menaxhohet nga privati. Pritet brenda ketij viti te ngrihet ne Lezhe, Korçe dhe Elbasan. Por ndërsa qeveria kete shërbim milion euro ia ka dhëne privatit, ne rastin konkret spitalit Amerikan, ai duhet te ofroje cilësinë e shërbimit, mbikëqyrjen e pacienteve gjate kohës qe kryejnë dializën, sigurinë, si dhe menaxhimin e radhëve per te mos krijuar probleme, deri ne tragjedi si kjo e kësaj te hënë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *