Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar këtë të martë një takimi me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

 

Në mesazhin e tij në “Facebook”, ai u shpreh se PD është mbështetur gjithmonë nga SHBA, ndërsa theksoi se lidhja e kësaj partie me amerikanët do të forcohet edhe më shumë.

 

“Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992. Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *