Subscribe

Ambasadorja Amerikane në Tiranë ka përsëritur qëndrimin se Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Do te jene mbështetësit kryesore te Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Yuri Kim theksoi se këto dy institucione janë thelbësore në përmbushje të Reformës në Drejtësi dhe prioritet i Uashingtonit.

 

Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është një prioritet për ambasadën e SHBA. Ky është një proces në rrugë e sipër dhe një parakusht për arritjen rezultateve te dukshme në luftën kundër korrupsionin dhe krimit të organizuar.

 

Deklaratën ambasadorja amerikane e bëri gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së re të ekstradimit mes dy vendeve me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj. Ky dokument shënon një hap përpara sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar. Sipas diplomates Kim, falë marrëveshjes së re, asnjë kriminel nuk do të përdorë kufirin për ti shpëtuar drejtësisë.

 

Yuri Kim: Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Nuk do të ketë asnjë strehë ne Shqipëri apo në SHBA për të arratisur që përpiqen ti shpëtojnë drejtësisë.

Etilda Gjonaj: Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi ndërmjet organeve gjyqësore dhe agjencive ligjzbatuese Shqiptare me partnerët tanë europianë dhe amerikanë do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar dhe rritjen e besimit në kapacitetet dhe vullnetin e autoriteteve shqiptare në luftën kundër krimit.

 

Marrëveshja e parë e këtij lloji ishte ajo e vitit 1933, nënshkruar nga Faik Konica diplomati i Shqipërisë në Uashington dhe Sekretari Amerikan i Shtetit në atë kohë.

 

Traktati ka pasur qëllim shkëmbimin e ratifikimeve të Traktatit të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar në Tiranë në 1 Mars 1933.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *