Në total, deri më tani regjistrohen në rang global mbi 18 milionë të infektuar me koronavirus, në një kohë kur shumë shtete po përballen me shifra alarmante rastesh të reja me virus.

Pak ditë më parë, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx deklaroi se SHBA ka hyrë në një fazë të re të epidemisë së koronavirusit dhe se është përhapur gjerësisht në territorin amerikan.

“Virusi është përhapur në mënyrë të jashtëzakonshme. Ai është i pranishëm si në zonat rurale ashtu dhe ato urbane”, theksoi ajo duke paralajmëruar të gjithë ata që jetojnë në zonat rurale se nuk janë të mbrojtur kundër këtij virusi.

Përgjatë fundjavës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pret një “periudhë të gjatë” të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *